Flaka Surroi kritikon Avni Deharin: Nuk e kuptoj pse shndërrohet në mashë të partisë së vet

Flaka Surroi, opinioniste dhe publiciste e njohur, ka komentuar në lidhje me situatën aktuale politike.

Në opinionin e publikuar në KOHA, Surroi, që është udhëheqëse e grupit KOHA, ka pasur kritika për Avni Deharin e VV-së, duke e cilësuar si skandaloze nonshalancën me të cilën Dehari po kalon nëpër shkelje kushtetuese.

banner

“Nuk e kuptoj se pse shndërrohet në mashën e partisë së vet dhe vepron sipas instruksioneve që ia japin: “Seanca nuk vazhdon derisa të mos arrihet marrëveshja politike. Afati ka kaluar, po sanksion nuk ka, prandaj, deri në marrëveshje s’ka seancë”.

Gjakftohtësia dhe noshalanca me të cilat kalohet nëpër shkeljen e Kushtetutës, në rend të parë, është skandaloze. Imponimi arrogant i një qëndrimi nuk është parim. Është abuzim me pushtetin” – ka shkruar Surroi, ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.