Hamza pas verdiktit të Speciales: Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë në opsion

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se PDK-ja do t’i shqyrtojë sot të gjitha opsionet pas verdiktit dënues të Gjykatës Speciale.

Para hyrjes në mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar të PDK-së, Hamza ka thënë se partia do ta analizojë situatën në detaje dhe më pas do t’i bëjë publike qëndrimet zyrtare.

“Ne do ta diskutojmë situatën, do ta diskutojmë detajshëm. Ne e kemi thënë, që të gjitha format demokratike dhe ligjore janë opsion. Më tutje do të diskutojmë dhe pastaj do të shohim se cilat janë qëndrimet zyrtare të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Hamza.

I pyetur nëse PDK-ja do të marrë iniciativë për zhbërjen e Gjykatës Speciale, ai nuk ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme”, ka thënë Hamza.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.