Haradinaj kërkon zgjedhje të parakohshme: Basha nuk mund ta mbikëqyrë Kuvendin, Kurti kundër SHBA-ve

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke argumentuar se përbërja aktuale e Kuvendit nuk sjell asgjë të mirë për vendin.

Ai shtoi se Dimal Basha nuk është në gjendje të mbikëqyrë institucioniai e as as veten e tij.

banner

Zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme për këtë situatë. Edhe nëse e krijojmë funksionalitetin e Kuvendit, ky Parlament nuk ka për t’i dhënë asgjë të mirë Kosovës. Dimal Basha nuk është në gjendje të mbikëqyrë institucionin – ai nuk është në gjendje të mbikëqyrë as veten. Po të isha në vendin e tij, do të jepja dorëheqje, për të mos bërë hajgare me Kosovën. Por ai e di më mirë”, tha Haradinaj.

Ai kritikoi edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për qëndrimin e tij të pandryshuar ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Haradinajt, Kurti vazhdon të mbajë një qëndrim kundër SHBA-ve, po ashtu si para se të vinte në pushtet.

“Të vetmin qëndrim që e ka mbajtur deri sot, është ai kundër amerikanëve. Atë që e ka thënë para se të vinte në pushtet, e mban edhe sot. Çdo gjë që na prish me amerikanët, ky është në gjendje ta bëjë”, tha Haradinaj.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.