
U.d. e presidentes Albulena Haxhiu ka folur në lidhje me paralajmërimin për protesta në shtator nga ana e opozitës.
Haxhiu ka komentuar protestën e paralajmëruar rreth gjykimit në Gjykatën Speciale.

Tutje, Haxhiu kërkoi që opozita të kërkojë falje për votimin e kësaj gjykate, duke theksuar se VV-ja nuk e votoi atë.
“Unë nuk e kam votuar Gjykatën Special dhe as subjekti VV, të cilën sot ata e akuzojnë. Prandaj, është mirë që të kërkojnë falje publike për këtë dëm të madh që ia kanë shkaktuar vendit” – tha Haxhiu.



