Haxhiu: Nuk ka asnjë kuptim që ta çojmë Kosovën me vetëdije në zgjedhje

Albulena Haxhiu, u.d. e presidentit të Kosovës, ka folur në lidhje me situatën politike.

Ajo ka theksuar se nuk ka asnjë arsye që të shkohet sërish në zgjedhje.

”Nuk ka asnjë kuptim e asnjë arsye ta çojmë vendin me vetëdije në zgjedhje. Ftoj partitë politike që të vazhdojnë këto takime, me aq sa jam unë në dijeni, ato do të vazhdojnë shpejt. Uroj që nga këto takime të dalim me një konsensus për çështjen e presidentit”, tha Haxhiu.

Ajo ka paralajmëruar që mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Sa i përket mandatit tim, Kushtetuta nuk flet për këtë çështje, realisht flet që u.d nuk mund të qëndrojë më shumë se gjashtë muaj. Ka pasur interpretime të ndryshme, kanë përmendur çështjen e parimit të vazhdimësisë institucionale dhe të tjera si këto. Unë kam pritur që meqë Gjykata Kushtetuese e ka marrë rolin e shkruajtjes së Kushtetutës, përkatësisht po bën nene pa qenë fare në Kushtetutën e Kosovës, kam pritur që në Aktgjykimin e fundit do ta trajtojnë edhe këtë aspekt, mirëpo nuk e kanë trajtuar fare, pra s’kanë folur në asnjë prej pikave aty për këtë çështje. Jam duke e trajtuar që t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, megjithatë nuk kam vendosur ende. Po pres të marr një sugjerim nga ekipi im që është i angazhuar në këtë drejtim, prandaj edhe do të njoftoheni me kohë që të veproj. Uroj që të mos vijmë në situata që të mos kemi ushtrues detyre edhe pas 6 tetorit. Uroj që të kemi president me mandat 5-vjeçar”, tha Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.