Hoxhaj i drejtohet Kurtit: Liroje zyrën, o deputet uzurpator

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar edhe sot aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Deputetët e PDK-së janë vendosur sërish para hyrjes së objektit të Qeverisë, me synimin për t’ia bllokuar hyrjen kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

banner

Lidhur me aksionin ka reaguar deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili i është drejtuar Kurtit me kërkesën që ta lirojë zyrën e kryeministrit.

“PDK nuk zbrapset. Liroje zyrën o deputet uzurpator”, ka shkruar Hoxhaj, duke iu drejtuar Albin Kurtit.

Aksioni i sotëm është vazhdim i veprimeve të PDK-së para ndërtesës së Qeverisë, në kuadër të kundërshtimit të saj ndaj situatës aktuale institucionale.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.