Kimete Berisha: Zemërimi i ShBA-së duket i zbrazët, kush i ka thënë që duam dialog?

Shkruan në Facebook, Kimete Berisha:

Të dua shumë, por s’dua të flas me ty!

banner
  • Amerika e ka ndërprerë Monologun Strategjik me Kosovën, që ata e quajnë Dialog!
  • Amerika thotë se e do Kosovën shumë, por nuk do të flasë me të.
  • Po, është kontradiktore.
  • Po unë? E njëjta gjë.
    E dua shumë, por s’dua të flas me një person që provokon e manipulon…
    dhe nuk do t’i flas, edhe nëse toka dhe qielli bashkohen.
  • Ky nuk është thjesht zemërim.
    Është ndjesia se nëse unë nuk mund ta kontrolloj atë…pastaj nuk mund ta kontrolloj as veten.
  • Tjetër shpjegim nuk kam për momentin.
  • Amerika, në zemërimin e saj me Albin Kurtin, tenton të izolojë Albin Kurtin nga populli.
  • Kur populli dëgjon se Amerika nuk i flet Kurtit, krijohet frikë…
  • Ideja është e thjeshtë dhe origjinale: je me Albin Kurtin apo me Amerikën?
  • Në këtë lojë, Amerika e bën Kurtin… Amerikë.
  • Zemërimi i Amerikës duket i zbrazët, kontradiktor dhe kopje emocionale.
  • Nuk ka arsyetim logjik.
  • Kush i ka thënë Amerikës se populli i Kosovës dëshiron dialog?
  • Dialog për çfarë?
  • Shqiptarët jetojnë nga paqartësia dhe nga rrenat… nuk dialogojnë shqiptarët mes vete, e jo me serbët.
  • Strategjia jonë nuk është Dialogu, por Monologu!
  • Kudo ku dialogojnë dy veta, përfundon me shamje dhe rrahje.
  • Kudo ku vendos veç njëri, ka razi mes njerëzve.
  • Dallimi mes meje dhe Amerikës është i papërfillshëm:
  • Amerika thotë se dialogu mund të kthehet “kur të vijë koha”, pra, kur gjërat të bëhen sipas saj.
  • E…Unë, vetëm jam shkëputur nga agresori emocional, pa asnjë kërkesë dhe s’ka kthim mbrapa.
  • Ky qëndrim i imi ekstrem më bën të dukem ortodokse, por më mirë ortodokse.
  • Në zemërimin e saj me Albin Kurtin, Amerika ka një qëllim të qartë…dhe qëllimin e cakton ajo.
  • Unë nuk kam qëllim të përbashkët me ‘agresorin tim emocional’.
  • Thjesht zhdukem, dhe lë të kuptohet se nuk ka më përgjigje nga unë.
  • Koha do ta tregojë a kam qëllim.
  • Amerika thotë se mbetet e përkushtuar në Kosovë, por vetëm kur Ne të sillemi siç duan Ata.
  • Unë kam mbyllur dyert e mia.
    Agresori emocional mund të sillet si të dojë, por s’ka më përgjigje nga unë.
  • Se…Sa herë flas, ndjej sikur gjuaj xhevahire para derrave.
  • Dialogu Strategjik nuk u prish sepse nuk pati Dialog, por u prish sepse pati Dialog.
  • Nuk bëhet fjalë për Dialog Strategjik, por për Monolog Strategjik.
  • Amerika gjithmonë ka folur vet me vete.
  • Sa për mua, unë ndjehem superfuqi:
    kur flas, nuk dua që muhabeti të zgjatet dhe fjalët e mia të vihen në dyshim.
  • Arroganca ime është amerikane, s’shkoj në debate apo emisione, sepse ndjej se ‘di’ më shumë se çdo njeri që njoh.
  • Askush nuk mund të më tregojë mua diçka “të Re’!
  • Gabimi Strategjik i Albin Kurtit është se flet pa marrë leje në Ambasadë.
  • Por…në zgjedhje do ta mund edhe opozitën “amerikane”.
    Ashtu si agresori emocional që mund të më mund mua… po jo tani.

P.S. Autorja, e rritur nga dy prindër Akrep (në zodiak)…Pra, asi që nuk i shprehin emocionet…edhe nëse i kanë.

  • E kjo do të thotë se Dashuria nuk trashëgohet!

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.