KQZ-ja kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka thënë se kanë kërkuar 7 qershorin si datë për të organizuar zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Radoniqi ka thënë se në takim kërkoi që data e zgjedhjeve të jetë sa më e vonshme në mënyrë që të bëhen përgatitjet e duhura.

banner

“Sa i përket datës, kemi kërkuar që të kemi sa më shumë kohë, na duhen përgatitje sepse nuk është proces i lehtë. I mbetet presidentes. Gjykata Kushtetuese e ka caktu, 31 maji ose 7 qershori. Për ne është 7 qershori, tash i mbetet presidentes me vendos”, ka thënë Radoniqi, transmeton KOHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.