
Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën zgjedhore në Mitrovicë, ku kryetari i VV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka prezantuar vizionin e subjektit për qytetin dhe ka dhënë mbështetjen e tij për kandidatin Faton Peci.
“Për Mitrovicën e punësimit për të rinjtë, për Mitrovicën e arsimit modern, me shkolla të rinovuara dhe çdo fëmijë me kushte dinjitoze, të shëndetësisë cilësore, me qendra mjekësore moderne dhe një spital të ri, për Mitrovicën e gjelbër, me transport publik dhe me parqe për fëmijët, të bujqësisë e turizmit, që u jep mundësi fshatrave të jetojnë e të zhvillohen, numri është 105, kandidati është Faton Peci, data është 12 tetor, subjekti është Lëvizja VETËVENDOSJE!.” – ka shkruar Kurti.
“Fatoni është garancia që projektet tona bëhen realitet. Ai që do të udhëheqë me transparencë, do të punojë për çdo lagje dhe për çdo fshat, sepse e do këtë qytet dhe do t’i shërbejë pa dallim të gjithë qytetarëve të tij.”
Në të njëjtën kohë, Kurti ka përmendur edhe kandidatët e VV-së në komunat veriore, të cilët sipas tij përfaqësojnë zërin e shpresës për zhvillim:
Erden Atiq në Mitrovicën e Veriut, Lulzim Hetemi në Leposaviq, Vedet Mehmeti në Zubin Potok, Fetah Peci në Zveçan.
“Ata janë zëri i shpresës sonë për një veri që ecën me drejtësi dhe zhvillim.” – ka deklaruar ai.



