Kurti flet për propozimin: PDK-ja e LDK-ja s’mund të thonë që nuk i kanë tre emra, sillni deri të dielën

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur në lidhje me dy ofertën që VV-ja ia propozoi PDK-së dhe LDK-së, që këto dy parti t’i propozojnë tre emra.

Ai ka vlerësuar se dy partitë më të vejtra nuk mund të thonë që nuk mund të vijnë me tre emra.

banner

“Na i sillni kandidatë jashtë skenës politike që të jenë shprehje e unitet dhe të jenë të njohur me kontribut në shoqëri. Ka panumër të tillë sepse këto dy parti janë më të vjetra se ne. Figurat seniore në shoqërinë kosovare ata i njohin edhe më mirë se ne. Ka shumë profesorë në universitete, ka shumë njerëz të cilët kanë kontribuuar dhe kontribuojnë dhe kanë sakrifikuar për vendin tonë dhe s’mund të na thonë se dy partitë më të vjetra nuk mund të vijnë me tre emra”, tha Kurti para mediave.

Tutje, Kurti theksoi se ka kërkuar që këta emra të dorëzohen deri të dielën në mbrëmje.

“Ne po presim tre emra prej atyre dy partive bashkë. As PDK as LDK s’i kanë deputetët për të propozuar kandidatin e vet. LDK mund të propozojë një gjysmë kandidati se i kanë 15 deputetë nga 30, në rastin më të mirë, nëse janë të gjithë unikë. Ndërkaq, PDK’ja mund të propozojë 2/3 e një kandidati sepse i ka 22 deputetë, por këto të dyja bashkë le të na i sjellin tre kandidatë” – ka shtuar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.