Kurti takohet me Ramën dhe liderë evropianë në Armeni gjatë Samitit të EPC-së

Kryeministri në detyrë zhvillon takime me figura të larta ndërkombëtare në Jerevan.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në darkën zyrtare në kuadër të Samitit të Komuniteti Politik Evropian (EPC), e organizuar në Jerevan.

banner

Në këtë ngjarje të organizuar nga presidenti i Armenisë, Vahagn Khachaturyan, Kurti është pritur nga kryeministri Nikol Pashinyan dhe kryetari i Kuvendit armen, Alen Simonyan.

Gjatë mbrëmjes, Kurti ka zhvilluar bashkëbisedime me një sërë liderësh ndërkombëtarë, përfshirë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ka diskutuar për çështje me interes të përbashkët.

Ai gjithashtu ka takuar edhe figura të tjera të larta, si kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, presidentin e Këshillit Evropian António Costa, si dhe përfaqësues të shteteve dhe organizatave të ndryshme evropiane.

Sipas Kurtit, në këto takime janë shkëmbyer ide dhe qëndrime mbi zhvillimet aktuale në Evropë dhe më gjerë, si dhe mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve pjesëmarrëse.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.