
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në hapjen e madhe të fushatës për zgjedhjet lokale dhe prezantimin e kandidatëve të partisë.
“Gati për nesër. Të gjitha rrugët na bashkojnë në Pallat të Rinisë nga ora 18:00, në hapjen e madhe të fushatës lokale dhe prezantimin e kandidatëve tanë. LDK ju pret”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai shtoi se momenti është i favorshëm për ndryshim.
“Koha është në anën tonë. Populli i Kosovës është ngopur me fjalë e urrejtje të thatë; le të kthehemi në gjenezë! Një Kosovë e shkollës e shnetës, rrugës e dritës, kulturës e familjes! ✌️🇽🇰”



