Lladrovci e akuzon Lushtakun: Më ka luftuar me krejt fuqinë, e kam mposhtur më 2021

Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit, ka folur sërish për zgjedhjet në këtë komunë, aktualisht goxha e nxehtë.

Në fakt, intervista ishte si gjithnjë “bombastike”, pasi Lladrovci nuk ka ngurruar të përmend emra, përfshirë emrin e Sami Lushtakut, kandidat i PDK-së për Skënderaj.

banner

Lladrovci ka thënë se Lushtaku e ka luftuar me “krejt fuqinë e vet” në vitin 2021, transmeton Gazeta Politika.

“Sami Lushtaku më ka luftu në vitin 2021, me krejt fuqinë e vet, edhe unë jam mbetur në ballotazh. I kam fitu në ballotazh zgjedhjet. Krejt këta që i kam pasë kundërshtar në vitin 2021, që i ka mbështet Samu Lushtaku, i kam sot me logon Dadës Razë. Po i them të Dadës Razë, sepse logon e PDK-së e kam në zemër unë” – ka thënë Lladrovci në Kanal 10, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.