
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka komentuar pezullimin e dialogut strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se ky vendim nuk lidhet vetëm me Kosovën.
Sipas tij, SHBA-ja nuk po dëshiron të zhvillojë dialog strategjik as me Serbinë, për shkak të veprimeve të presidentit Aleksandar Vuçiq.
“Amerika nuk po don të bëjë Dialog Strategjik tash me Kosovën sepse nuk po don ta bëjë edhe me Serbinë përderisa Vuçiqi i ka qitur tenkat në rrugë. Ose edhe me Kosovën edhe me Serbinë, ose me asnjërën. Në fakt, neve na konvenon më shumë kështu – me asnjërën!”, ka deklaruar Muja.
Ai theksoi se situata e krijuar nuk duhet parë si izolim të Kosovës nga SHBA-ja, por si vendim i balancuar që përfshin edhe Serbinë.



