Mustafa kërkon zgjidhje e jo tension: Protesta dhe përplasja s’duhet të jenë alternativa e parë

Rrustem Mustafa, deputet i PDK, ka kërkuar qetësi dhe zgjedhje të situatës së krijuar.

Ai ka kërkuar maturi dhe respekt për institucionet.

Postimi i plotë:

ZGJIDHJE, JO TENSION

Qeveria duhet ta sjellë pa vonesë në Kuvend ligjin për Dhomat e Specializuara, në mënyrë që deputetët të marrin përgjegjësinë dhe të vendosin përmes mekanizmave demokratikë.
Kosova nuk ka nevojë për tensione të reja që rëndojnë mbi qytetarët, dëmtojnë shoqërinë dhe cenojnë interesin e shtetit.
Protesta dhe përplasja nuk duhet të jenë alternativa e parë. Në momente të tilla kërkohet maturi, përgjegjësi dhe respekt për institucionet.
Kosovës i duhet një zgjidhje që na bashkon, jo një situatë që na përçan.
Të dalim nga kjo gjendje me mençuri, përgjegjësi dhe pa dëmtuar të ardhmen tonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.