
Presidentja e Kosovës thotë se aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese e obligojnë ta caktoj një mandatar tjetër, megjithëse nuk pajtohet me këtë interpretim.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se nuk mund ta nominojë liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për një mandat të dytë si kryeministër.
Pas takimit me liderët politik, Osmani ka theksuar se tri aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese tregojnë se për mandatar të dytë duhet të caktohet një person tjetër. Ajo ka shtuar se është e detyruar t’i respektojë këto vendime.
“Janë tri aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese që merreshin me këto tema. Aty thuhet se duhet ta caktoj mandatarin tjetër. Ashtu shkuan, ato aktgjykime nuk i kam shkruar unë, i ka shkruar Gjykata Kushtetuese. Ato aktgjykime, me fjalët që përmendin mandatarin tjetër, interpretimi ynë është që nënkupton mandatar tjetër”, ka deklaruar Osmani.
Megjithatë, presidentja ka shtuar se nuk pajtohet me këtë interpretim.
“A më duket e logjikshme një gjë e tillë? Nuk më duket aspak e logjikshme për një arsye shumë të thjeshtë: një mandat ndoshta sot nuk ka votat, por mund t’i sigurojë pas dy javësh ose pas dy muajsh”, ka theksuar Osmani.



