
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vranidoll, ku një automjet fillimisht është përplasur me rrethojat e sigurisë rrugore, e më pas me një shtyllë elektrike.
Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar.

Policia ka mbërritur menjëherë dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Mëngjesi i sotëm ka nisur me reshje të dendura shiu në disa zona të Kosovës.Me këtë rast, Policia e Kosovës ka apeluar tek shoferët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, si dhe tek pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion për respektim të rregullave të trafikut.



