Përparim Rama: Kosova ka hyrë në një fazë të rrezikshme për shkak të veprimeve të Kurtit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndërprerë dialogun strategjik me Kosovën, duke e cilësuar këtë si një zhvillim tejet shqetësues.

“Ndërprerja e dialogut strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Kosovën është zhvillim tejet shqetësues”, ka deklaruar Rama.

banner

Ai theksoi se vendi tashmë është futur në një situatë të rrezikshme si pasojë e, siç tha, veprimeve të pamatura të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Kjo tregon se Kosova ka hy në një fazë të rrezikshme, si pasojë e veprimeve të pamatura dhe të dëmshme të Albin Kurtit”, ka shtuar ai.

Në fund, Rama bëri thirrje për reflektim nga qytetarët e Kosovës.

“Është momenti i fundit që qytetarët të reflektojnë seriozisht për këtë subjekt politik, i cili çdo ditë e më shumë po rrënon themelet e shtetësisë së Kosovës dhe raportet me aleatin tonë më të rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha kryetari i Prishtinës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.