
Analisti amerikan dhe profesori Edward P. Joseph, njohës i mirë i Ballkanit Perëndimor, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën.
Joseph e ka interpretuar këtë zhvillim si dëshmi të vëmendjes së vazhdueshme që Uashingtoni i kushton rajonit.
“Kush po thotë që Administrata s’po merret fare me Ballkanin?”, ka shkruar ai, duke shpërndarë deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë të publikuar të premten.
Në deklaratë, Ambasada kishte njoftuar se ShBA ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën.
“Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”, ka njoftuar Ambasada Amerikane.



