“Problemet me kurriz”: Bujar Osmani demantohet keq nga prindërit, deklarata për shkollën në Tefejuz del e pavërtetë

Bujar Osmani, kandidat i BDI-së për Çairin, ka bërë një pretendim shqetësues. Në një video, Osmani tha se çdo i dyti fëmijë në shkollën në Tefejuz kanë probleme me kurrizin për shkak të mungesës së orës së edukatës fiizke. Ky pretendim i Osmanit del të jetë i pavërtetë. Osmani u demantua keq nga prindërit e fëmijve, të cilët komentuan në videon e tij.

Osmani e bëri këtë deklaratë skandaloze në një takim gjatë fushatës për të parin e Çairit. Në një përpjekje dëshpëruese për ta bërë më të besueshëm këtë pretendim, Osmani e citoi një ortoped, por pa dhënë asnjë emër e mbiemër dhe pa ofruar ndonjë dokument për këto gjetje. Pra nuk dihet kush është filan fistek ortopedi që ia dha këtë statistikë dhe diagnozë, shkruan Gazeta Politika.

banner

Është lehtësisht e vërtetueshme që deklarata e Osmanit është e pavërtetë, pra fake news. Në faqen e shkollës në Tefejuz në Facebook, e qasshme me lehtësi të paimagjinueshme, shihen fëmijët teksa zbatojnë orën e edukatës fizike.

Në komentet e siguruara nga Gazeta Politika, disa prindër e kanë përgënjeshtruar Osmanin, duke theksuar se në shkollën në Tefejuz mbahet ora e edukatës fizike.

“Nuk ka nevojë për propagandë të tillë para zgjedhjeve. Shikoni, merruni me atë që keni bërë gjatë mandatit tuaj. Është shumë e gabuar të manipuloni me tregimet tuaja. Ju lutemi, duhet të kërkoni falje ndaj SHFK Tefejjuz. Ata janë të parët dhe të vetmit fëmijë që kanë uniformë për edukatë fizike. Nëse doni, unë si prind mund të vij dhe t’ju tregoj se si kanë orë të mrekullueshme të edukatës fizike. Para së gjithash, drejtori dhe profesori i edukatës fizike janë ata që u ofrojnë shumë materiale që fëmijët të jenë të kënaqur në çdo aspekt, kështu ka shkruar një prind, fëmija i të cilës mëson tek kjo shkollë” – i shkroi një komentues Osmanit.

Një tjetër i prindër i shkroi Osmanit se nuk ka të drejtë në këtë pretendim.

“I nderuar, nuk jeni në të drejtë për këtë deklaratë. Në SHFK Tefejjuz janë liderë për edukatë fizike dhe çdo vit arrijnë nivel të lartë në gara me kupa. Nuk e di nëse komunat tjera punojnë aq shumë sa Tefejuz. Lirisht hapeni faqen në profilin e tyre në Facebook dhe shikoni çfarë aktivitetesh kanë për edukatë fizike. Para se të thoni diçka, së pari sigurohuni mirë sepse kjo nuk është e vërtetë, shkruan prindi” – ka shkruar një komentues.

Gazeta Politika këshillon Osmanin (por edhe politikanët e tjerë) që të kujdesen në deklaratat e tyre dhe të respektojnë faktet. Deklarata të tilla, me përfundime kaq arbitrare “për probleme me kurriz te çdo i dyti nxënës”, mund të dëmtojnë reputacionin e shkollës.

Për më shumë, duke qenë njëri publik, Osmani përmes këtij deklarimi mund të ndikojë në përhapjen e steriotipit ndaj fëmijve të shkollës në Tefejuz, duke kontribuar në bullizim e stigmatizim të këtyre nxënësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.