Profesori kanadez për “Shkupin 2014”: Me tone anti-shqiptare, çuditërisht shqiptarët heshtën

Robert C. Austin, profesor i historisë në Universitetin e Torontos, ka shkruar shumë libra e artikuj në lidhje me shqiptarët, që është fusha e tij e specializimit. Në njërin nga librat e tij, Austin ka përmendur edhe projektin famëkeq “Shkupi 2014”, të ndërtuar në kohën e qeverisjes së Nikola Gruevskit, ish-kryeministër në arrati, dhe Ali Ahmetit, kryetar i BDI-së. Në interpretimin e Austinit, “Shkupi 2014” është një kërcënim për shqiptarët. Pse ishte kërcënim, sipas Austinit?

Profesori Austin, specialist i njohur në historinë e Evropës Qendrore, veçanërisht të shqiptarëve, ka shkruar se projekti kishte nëntonte “antishqiptare”.

banner

Në librin “Bërja dhe ribërja e Ballkanit”, profesori me prejardhje nga Kanadaja ka komentuar edhe lokacionin e përzgjedhur të projektit dhe vendosjen e statujave, që duken se janë krejtësisht të parazgjedhura për t’u dërguar sinjale shqiptarëve, shkruan Gazeta Politika.

Madje, ai e përdor një term intersant për të përshkruar këto sinjale. Është fjala për termin “kiameti”.

“Karakteristikat kryesore të projektit “Skopje 2014” duhen përmendur. Është quajtur kiç, i shëmtuar, militarist, e madje edhe totalitar – pa dyshim i mungon planifikimi. Pjesa kryesore e një sheshi të ridizajnuar ishte, pa dyshim, një statujë 22-metrash e Lekës së Madh dhe një më e vogël e babait të tij Filipi II i Maqedonisë. Këtyre iu shtuan edhe 130 statuja shtesë, një hark i triumfit, një Gjykatë e re Kushtetuese, Muzeu Kombëtar dhe Filarmonia. Statujat të kthyera nga pjesa e Shkupit, e dominuar nga shqiptarët, thuajse thoshin se duheshin sjellë mirë se përndryshe do ta shihnin kiametin – ka shkruar Austin, transmeton Gazeta Politika.

Në librin e tij, profesori kanadez, që ka shkruar disa libra për shqiptarët, shprehet i çuditur me heshtjen e shqiptarëve, atëbotë të udhëhequr nga Ali Ahmeti, që bashkëqeveriste me VMRO-në e Gruevskit, të cilin Austin e cilëson si “autoritar”.

“Shqiptarët vetëm mund të çuditeshin duke ndier se gjërat po ktheheshin aty ku ishin para Ohrit. Me gjithë nëntonet evidente antishqiptare të projektit, shqiptarët çuditërisht mbetën të heshtur– thekson Austin.

Tutje, Austin tregon se shqiptarët arritën të ndërtojnë në Shkup një shesh për heronjtë shqiptarë në vitin 2017. Është fjala për sheshin në Çair, që ishte ndërtuar në kohën e Izet Mexhitit, tash zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe kandidati favorit për zgjedhjet në Çair.

“Vetëm në 2017-n shqiptarët ia dolën ta bënin një shesh në Shkup kushtuar heronjve të tjerë nacional më pak të kontestuar” – shkroi Austin.

Në vlerësimin e tij, Austin e cilëson qeverisjen e Gruevskit, ku present ishte edhe BDI-ja, si “sundim” dhe “parti-shtet”.

Sjellim ndërmend që së fundmi është hapur një debat në lidhje me një takim të Bujar Osmanit, njeri i afërt i Ali Ahmetit dhe kandidat për kryetar të Çairit, me Gruevskin, që gjendet në arrati që disa vite. Në një deklarim, Osmani tha se takimet e tij si ministër i Punëve të Jashtme janë “konfidenciale” dhe “sekrete”, duke refuzuar të flasë më shumë për takimin me Gruevskin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.