Ramiz Lladrovci paralajmëron “beteja të reja” në Drenas: Do të shkruhet histori në dhjetor

Kryetari i zgjedhur i komunës lë të nënkuptohet për zhvillime të rëndësishme politike, pa zbuluar detaje.

Kryetari i zgjedhur i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë një paralajmërim të papritur në mesnatë përmes një postimi në Facebook. Ai ka shkruar se në Drenas priten “beteja të reja”, duke theksuar se ato do të bazohen në parime dhe vlera për të tashmen dhe të ardhmen e komunës.

“Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë…do të ketë beteja të reja, beteja të cilat do të kenë parime dhe vlera, për sot e për nesër. Do të shkruhet edhe një histori në Dhjetorin që po vije, edhe një fitore”, ka theksuar Lladrovci në postimin e tij, të shoqëruar me fotografi.

Ai nuk ka dhënë detaje të mëtejshme rreth asaj se për cilat zhvillime bëhet fjalë, duke lënë hapur diskutimet për nismat e radhës të kryetarit të Drenasit.

Back to top button