
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se Kosova duhet të mbetet e qëndrueshme përballë sfidave politike dhe të sigurisë, duke theksuar se kjo qasje po sjell rezultate konkrete.
Ai kujtoi se para dy vjetësh, pas vendosjes së kryetarëve në zyrat e tyre në komunat veriore, Forca e Sigurisë së Kosovës ishte larguar nga ushtrimi ndërkombëtar “Defender 23”. Por këtë vit, në edicionin e “Defender 25”, Kosova jo vetëm që mori pjesë, por ishte edhe nikoqire.
“Para dy vjetëve e patën larguar FKS-në nga Defender 23 pas vendosjes së katër kryetarëve në zyrat e tyre në komunat në veri të Ibrit. Sivjet u mbajt Defender 25, ku ishim edhe nikoqir e jo veç pjesëmarrës. Pastaj erdhën autoblindat dhe dronët. Kush qëndron, fiton”, ka shkruar Rexhaj.



