Rubin befason për Kadri Veselin: Nuk më kujtohet ky individ

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën ka vazhduar dëshminë ndihmëssekretari amerikan i shtetit, James Rubin, në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seancën e sotme po e udhëheq prokurori James Pace, i cili po vazhdon me pyetje për dëshmitarin, raporton “Betimi për Drejtësi“.

banner

I pyetur nëse e kishte takuar Kadri Veselin para shkurtit të vitit 1999, Rubin tha se nuk e mban mend.

Nuk më kujtohet ky individ dhe nuk mund t’i përgjigjem pyetjes”, u shpreh ai.

Edhe pse prokurori theksoi se Veseli ka qenë pjesë e delegacionit në Rambuje, Rubin përsëri tha se nuk ka dijeni për këtë.

Ai shtoi se gjatë procesit të Rambujesë, në Kosovë zhvilloheshin takime mes komandantëve të UÇK-së, të cilat nuk ishin të mbyllura për publikun, por theksoi se nuk është i sigurt nëse ka marrë pjesë ndonjëherë në to. “Mund të ketë rast që kam qenë i pranishëm ndonjëherë, por nuk kam kuptuar shqip”, tha Rubin.

Në lidhje me Jakup Krasniqin, dëshmitari pohoi se nuk beson të jetë takuar me të para shkurtit 1999.

“(Shkurti 1999 në Rambuje dhe prilli 1999 në Brukesl) ato mendoj që janë dy rastet që jam takuar me të. Ka pas shumë gjëra që po ndodhnin gjatë atyre muajve dhe nuk mund të jem absolutishit i sigurt”, deklaroi Rubin.

Të gjithë të akuzuarit ishin të pranishëm në sallën e gjyqit gjatë kësaj seance.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.