Rubin: Kam biseduar me Thaçin për personat e ndaluar të cilët më pas u zhdukën

Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë e ka pyetur dëshmitarin e mbrojtjes, James Rubin, lidhur me personat e zhdukur gjatë vitit 1999, të cilët fillimisht ishin ndaluar.

Rubin deklaroi se për këtë çështje ka pasur biseda me ish-presidentin Hashim Thaçi, por theksoi se nuk ka pasur rol hetues për të kërkuar detaje apo raportime të plota.

banner

Më duhet të them se kam biseduar shumë herë me Thaçin për kohë të gjatë dhe kur diskutoheshin tema të tilla, unë bëja atë që prisnin amerikanët nga përfaqësuesit e tyre – të pyesja, të interesohesha dhe t’i kërkoja atij të interesohej për këtë çështje”, tha Rubin.

Ai shtoi se përshtypja e tij ishte se Thaçi tregonte interesim për këtë temë.

Përshtypja ime është se ai është përpjekur që ta bëjë këtë. Unë nuk kam qenë prokuror, nuk mund t’i thosha: kam dëgjuar për atë rast dhe m’i thuaj të gjitha hollësitë. Po flasim për një situatë lufte – përgjigjja është jo”, sqaroi Rubin.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.