
Ish-diplomati amerikan, James Rubin, ka dëshmuar në Hagë lidhur me rolin e ish-presidentit Hashim Thaçi gjatë kohës së luftës.
Sipas Rubinit, Thaçi nuk kishte autoritet për të diktuar vendime, por vetëm i pasqyronte ato që miratoheshin nga struktura të tjera vendimmarrëse.
“Ne nuk e kishim kuptuar mirë se si funksiononte struktura udhëheqëse, por e kishim të qartë që ai nuk kishte autoritet, as nuk kishte mundësi të diktonte asgjë. Por thjeshtë pasqyronte vendimet që merreshin nga ajo zyrja diku e fshehur, nga ajo zyrja e fshehur e shqiptarëve, që po merrnin vendime në grup, që nuk ishin gjithmonë të pranishëm. Kështu që ai duhej ta merrte lejën prej tyre, ai nuk kishte vetë mundësi, nuk ishte në gjendje të diktonte rregulla dhe kushte. Kështu që kur ne dëshironim të bënim diçka me rëndësi, ai duhej të komunikonte me persona të tjerë që t’i jepnin miratimin” – tha Rubin në Hagë, transmeton Gazeta Politika.



