
Në pikën kufitare të Merdarës, autoritetet serbe kanë arrestuar H. H., një qytetar 76-vjeçar nga Kosova, me pretendimin se ai ka qenë i përfshirë në krime lufte gjatë vitit 1999.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, H. H. dyshohet se ka marrë pjesë në një sulm të armatosur në Podujevë, ku thuhet se janë vrarë civilë serbë gjatë luftës në Kosovë.
Aktualisht, atij i është caktuar ndalimi për 48 orë dhe pritet që rasti të kalojë në duart e Prokurorisë për Krime Lufte në Beograd.



