
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sot pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik të planifikuar me Kosovën, duke shprehur shqetësim për veprimet e qeverisë në detyrë, të cilat, sipas Uashingtonit, kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë në vend.
“Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar për kohë të pacaktuar Dialogun e tyre të planifikuar Strategjik me Kosovën për shkak të shqetësimit rreth veprimeve të qeverisë në detyrë, të cilat i kanë rritur tensionet dhe jostabilitetin, duke e kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën për prioritetet e përbashkëta” – thuhet në komunikatën e Ambasadës Amerikane.
“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj avancimit të interesave të përbashkëta të ndara nga Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës” – thuhet në deklaratë.
SHBA thotë se veprimet dhe deklaratat e fundit nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, kanë paraqitur sfida ndaj progresit të bërë ndër shumë vite.
“Marrëdhënia jonë me Kosovën është e mbështetur në një qëllim të përbashkët: fuqizimi i paqes dhe stabilitetit si një bazë për mirëqenie të përbashkët ekonomike. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga kryeministri në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida ndaj progresit të bërë ndër shumë vite”.
“Dialogu strategjik kishte për qëllim që t’i fuqizonte lidhjet ekonomike dhe diplomatike për të mirën e popullit amerikan dhe kosovar. Ne shpresojmë që të ndjekim përpjekje të tilla në të ardhmen, kur të jetë e duhur. Ne e njohim këtë si qëllim i bërë prioritet nga populli i Kosovës”- thuhet në njoftim.



