U shkarkua nga Albulena Haxhiu, ambasadori Miftari: Falënderoj Vjosa Osmanin për besimin

Vehbi Miftari, përfaqësues i Kosovës në Selinë e Shenjtë, ka njoftuar se është liruar nga detyra prej u.d. të presidentit Albulena Haxhiu.

Në reagimin e tij, Miftari ka falënderuar ish-presidenten Vjosa Osmani për besimin.

banner

Postimi i plotë:

Njoftim

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës!

Ju njoftoj se këto ditë kam pranuar dekretin e U.D. Presidentes Haxhiu për lirim nga detyra e shefit të Misionit në Selinë e Shenjtë.

Ky dekret shënon përfundimin e mandatit tim në Vatikan. Sigurisht, jo angazhimin tim për Republikën, së cilës i kam shërbyer çdo herë me përkushtim, pa kërkuar kurrë shpagim.

Ka qenë nderi jetësor që më është bërë, duke qenë i pari shef i Misionit në Vatikan.

Sot, kthehem i lumtur që jo vetëm misioni, por edhe marrëdhëniet janë të konsoliduara plotësisht.

Falënderoj Presidenten Osmani për besimin, secilin prej jush për përkrahjen dhe Selinë e Shenjtë për dashurinë me të cilën më mirëpriti e më ofroi bashkëpunim.

Kanë qenë dy vjet plot angazhim e sfida të njëpasnjëshme, ndonjëherë të pakuptimta, me më shumë a më pak përkrahje, por të bukura e frytdhënëse, gjithsesi.

Tani kur po përgatitem t’ia dorëzoj detyrën pasardhësit a pasardhëses sime, ofroj gjithë gatishmërinë time që, në përputhje me dinjitetin tim e me lartësinë e pozitës që kam mbajtur, të siguroj që vendimet tona të mos lëndojnë raportet e krijuara me aq mund.

Me përvujtëni,
Vehbi Miftari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.