Vatikani i reagon Trumpit pas sulmeve: Papa flet një gjuhë tjetër, që nuk reduktohet në gramatikën e forcës

Shteti i Vatikanit ka reaguar për herë të parë pas kritikave të ashpra që presidenti amerikan, Donald Trump, i bëri Papës Leon.

Një zyrtar i Vatikanit tha se udhëheqësi amerikan po përdor këtë gjuhë sepse “Trump nuk mund të debatojë me Papën”.

banner

“Trump nuk debaton me Leon: ai i lutet atij të tërhiqet në një gjuhë që ai mund ta dominojë. Por Papa flet një gjuhë tjetër, një gjuhë që refuzon të reduktohet në gramatikën e forcës, të sigurisë, të interesit kombëtar”, tha At Antonio Spadaro në X.

Çka shkroi Trumpi?

“Ai është i dobët ndaj krimit dhe i tmerrshëm në politikën e jashtme. Ai flet për frikën nga administrata Trump, por nuk përmend frikën që Kisha Katolike  dhe të gjitha organizatat e tjera të krishtera – ndjenë gjatë Covid-it, kur priftërinjtë, ministrat dhe të gjithë të tjerët u arrestuan për mbajtjen e shërbesave fetare. Unë e preferoj shumë vëllain e tij Louis sepse ai është plotësisht Maga. Ai i ka të gjitha të kuptuara. Nuk dua një Papë që mendon se është e pranueshme që Irani të ketë armë bërthamore.”, shkroi Trump në rrjetin social Truth Social.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.