Zhvillimet në Kuvend, Ambasada e Britanisë: Urgjentisht politikanët të punojnë për të zgjidhur këtë situatë

Ambasada e Britanisë së Madhe ka reaguar pasi sërish nuk u konstitua Kuvendi i Kosovës.

Ambasada britanike ka kërkuar që urgjentisht të zgjidhet kjo situatë, duke fajësuar klasën politike.

banner

“Parlamenti është zemra e demokracisë. Ai e mban qeverinë përgjegjëse dhe mundëson miratimin e legjislacionit që mund ta çojë shoqërinë dhe ekonominë përpara. Kosova ka qenë pa një parlament plotësisht funksional për shumë ditë gjatë dy viteve të fundit. Kjo është përgjegjësi e politikanëve të Kosovës, jo e sistemit të saj. Tani ata duhet urgjentisht të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë situatë përmes dialogut dhe negociatave paqësore, në të mirë të popullit të mrekullueshëm të Kosovës dhe partneriteteve të saj ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Britanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.