
Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, ka folur në Kuvend, ku po marrin pjesë vetëm deputetët e PDK-së dhe AAK-së.
Hamza ka kriitkuar VV-në për shkelje kushtetuese rreth moskonstituimit të Kuvendit.

Sipas Hamzës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Avni Dehari kanë kaluar një kufi që nuk është dashur të kalohet asnjëherë.
“VV-ja, Kurti, Haxhiu e Dehari e kanë kaluar një kufi që nuk është dashur ta kalojnë kurrë. Ata qëllimisht e kanë shkelur afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Jo një afat të vendosur nga opozita, por nga Kushtetuta”, ka thënë Hamza.
Tutje, Hamza ka theksuar se Kurti nuk është shtetit dhe se praktika e shkeljeve kushtetuese nuk duhet të lexohet si normalitet.
“Institucionet po funksionojnë në terren të pasigurt, me shkelje të Kushtetutës, ndërsa përgjegjësia politike po shtyhet nga një ditë në tjetrën. Kjo nuk është normale dhe nuk do të lejojmë të bëhet normale”, u shpreh ai.
“Hajdeni konstituone Kuvendin” – ishte thirrja e Hamzës në Kuvend.



