
James Rubin, ish-ndihmëssekretar amerikan në kohën e luftës së Kosovës, ka rrëfyer për bisedën telefonike të ish-sekretares Medeline Albright dhe Adem Demaçit, simbolit të rezistencës kosovare.
Avokati i Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës, Luka Mishetiq e pyeti Rubinin i kujtohet biseda telefonike mes Albright dhe Demaçit.
“Prandaj Medeline Albright e thiri Adem Demaçin pas Rambujesë, sepse ne mendonim se Adem Demaçi kishte influencë ndaj Hashim Thaçit, jo anasjelltas” – citoi avokati i Thaçit, duke e pyetur Rubinin nëse i kujtohej kjo e dhënë.
“Po” – ishte përgjigja e Rubinit.
“Kam qenë i pranishëm kur sekretarja Albright thirri në telefon Adem Demaçin. Kam qenë aty, më kujtohet shumë mirë që na u duk si një person që kishte autoritet, jo autoritet fizik apo vertikal, por ideologjik. Hashim Thaçi mendonte se kishte nevojë për një person si Adem Demaçi që ta ndihmonte që ta shtynim pak çështjen e pavarësisë. Prandaj, ka thënë autonomi, jo pavarësi. Ai nuk ka thënë që ne nuk duam pavarësi, por jo tani, jo në këto momente. Dhe ai donte të tregonte që çështjen e pavarësisë mund ta diskutojmë pak më vonë. Demaçi thoshte “o pavarësi, o le të vdesim”” – rrëfeu Rubini, transmeton Gazeta Politika.
“Adem Demaçi ishte eprori i tij nga pikëpamja e vendimmarrjes në këtë grup. Jo se ishte përgjegjës, ai kishte nevojë për mbështetje ideologjike nga themeluesi ose personi kryesor ideologjik” – tha ai.



