Digjet hoteli në pronësi të Halil Thaçit, kandidati i VV-së për Obiliqin

Mediumi “Koha” ka raportuar në lidhje me një zjarr në hotelin “Castel”, që është në pronësi të Halil Thaçit, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Obiliqit.

Sipas raportimit, hoteli në pronësi të Thaçit, që gjendet në Milloshevë, është djegur të shtunën.

“Koha” ka publikuar edhe një video, ku shihet dëmi i shkaktuar.

Ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga organet e rendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button