“Duaje tënden”: Akuza banale ndaj Kurtit që u martua me norvegjeze – pse është kaq gabim qasja e “Shoqeve” të Klan Kosovës?

Një emision në Klan Kosova, i titulluar “Shoqet”, është me pretendim “emision feminist”. Pra emision për avancimin e debatit korrekt e emancipues mbi gratë e luftimin e luftën kundër seksizmit. Megjithatë, në emisionin e fundit, njëra nga panelistet ra kokë e këmbë në seksizëm, duke e reduktuar gruan e Albin Kurtit (dhe jo vetëmn të Kurtit) në një “mall”. Çka ndodhi?

Autor: Mirlind Behluli

banner

Xheraldina Rexhepi, paneliste e rregullt, ka bërë një deklaratë skandaloze. Ajo tha se Kurti, në kulmin e fushatës “Duaje tënden”, është martuar me norvegjeze. Pra një reduktim dhe barazim krejtësisht i papranueshëm i grave me mallrat, shkruan Gazeta Politika.

Nuk po e besoni që është deklaratë e vërtetë? Mirë, atëherë po i transkriptojmë fjalitë e zonjës Rexhepi:

Albin Kurti e ka një moto “Bën çfarë të them unë, mos bëj si bëj une”. Do të thotë kur e ka pasur pikun e fushatës “Duaje tënden”, ai është martuar me norvegjeze”.

Nuk po i besoni as transkriptimit, atëherë ja ku e keni videon më poshtë:

Deklaratën e bën edhe më skandaloze, heshtja shurdhuese e panelisteve të tjera. Në videon e ndarë nga Klan Kosova, të gjitha panelistet – po, që të gjitha gra – nuk e kundërshtojnë këtë barazim barbarik të grave me mallrat.

Duke barazuar gratë me mallra, Rexhepi ra në seksizëm, duke ofruar një platformë të mirëmbajtjes së kulturën së gjithëpranueshme patriarkale në Kosovë. Kjo kulturë seksiste e patriarkale, i sheh gratë si mall (një rob pa të drejta), duke ua kufizuar edhe pjesëmarrjen në jetën publike.

Në këtë kontekst, Rexhepi ka goditur lëvizjet emancipuese kosovare, të cilat përmes një feminizmi më prezent në media, synon të luftojë kulturën seksiste që gruan e sheh si mall. Duke mirëmbajtur këtë kulturë, përmes deklarimeve kaq të pamatura të Rexhepit, gruaja kosovare do të vazhdojë të mostrashëgojë pasuri. Ngase si është e mundur që malli të trashëgojë mall?

Përndryshe, Kurti ka folur në lidhje me këtë temë disa vite më parë, kur ende ishte lider i opozitës.

“Po, ne e kemi bërë fushatën “Duaje tënden” e kështu me radhë, mirëpo atë e kemi pasur për mallrat, jo për njerëzit, aq më pak për gruan ose të dashurën” – kishte thënë Kurti atëbotë, transmeton Gazeta Politika.

Sjellim ndër mend që fushata “Duaje tënden” ishte fushatë e realizuar vite më parë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila atëbotë përmes kësaj nisme kundërshtonte mallrat e prodhuara në Serbi. Fushata targetonte publikun e gjerë, duke tentuar të fuqizonte prodhimin vendor dhe një lloj të nacionalizmit ekonomik./Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.