Dyshohet si vrasës me pagesë, avokati i Liridon Fetahut: S’ka prova, paraburgimi i paarsyeshëm

Ilir Tahiri, avokat, ka reaguar publikisht si mbrojtës i Liridon Fetahut, i arrestuar nën dyshimin për vrasje me pagesë.

Tahiri ka kundërshtuar kërkesën për paraburgim.

banner

Sipas Tahiri, kjo është një masë e paarsyeshme.

Postimi i plotë:

Reagim lidhur me rastin e Liridon Fetahut

Si mbrojtje e të dyshuarit Liridon Fetahu, reagojmë ndaj aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special për caktimin e masës së paraburgimit, duke vlerësuar se i njëjti nuk përmbush standardet e një procesi të rregullt ligjor dhe bie ndesh me të drejtën evropiane për të drejtat e njeriut.

Gjykata arsyeton “dyshimin e bazuar” duke iu referuar provave të dorëzuara nga autoritetet e Danimarkës dhe ekzistimit të një urdhërarresti ndërkombëtar. Megjithatë, mbrojtjes nuk i është vënë në dispozicion asnjë provë konkrete mbi të cilën mbështetet ky dyshim.

Theksojmë në mënyrë të veçantë se as vetë urdhërarresti ndërkombëtar, i cili përbën bazën kryesore të kërkesës së Prokurorisë Speciale dhe të vendimit të gjykatës, nuk i është paraqitur mbrojtjes si provë. Në këto rrethana, kufizimi i lirisë mbi bazën e një akti të paprezantuar përbën cenim serioz të së drejtës në mbrojtje.

Një qasje e tillë është në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila garanton që çdo privim i lirisë duhet të bazohet në dyshim të arsyeshëm të mbështetur në fakte konkrete, si dhe të drejtën për një proces të drejtë, përfshirë barazinë dhe mundësinë efektive për të kundërshtuar provat.

Kërkesa e Prokurorisë Speciale dhe aktvendimi i gjykatës mbështeten në informacione të përgjithshme dhe të paqasshme për mbrojtjen, duke e bërë të pamundur verifikimin e tyre dhe duke e reduktuar rolin e mbrojtjes në formalitet.

Në mungesë të provave konkrete dhe të qasshme, paraburgimi nuk mund të konsiderohet masë e arsyeshme dhe proporcionale sipas standardeve vendore dhe ndërkombëtare.

Ne si mbrojtje do të shfrytëzojmë të gjitha mjetet juridike për kundërshtimin e këtij aktvendimi në mënyrë që të sigurojmë respektimin e plotë të të drejtave themelore të klientit.

Av. Ilir Tahiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.