
Augustin Palokaj, korespodent i Kohës në Bruksel, ka shkruar një opinion, në të cilin ka komentuar zhvillimet gjeopolitike rreth Grenlandës.
Në shkrimin e tij, Palokaj ka bërë një pretendim interesant.
Sipas Palokajt, nuk do të ketë luftë për Grenlandën.
“Luftë për Grenlandën mes aleatëve nuk do të ketë, sepse fundi i fundit asnjë ushtar i ndonjë vendi aleat nuk do t’ia kthejë pushkën ushtarëve amerikanë. Por, fundi i NATO-s mund të vijë shpejt dhe kjo do të ishte një fitore e paprovokuar e Rusisë, Kinës dhe të gjithëve që nuk e duan NATO-n” – ka shkruar Palokaj për Kohën.



