Çitaku kritikon takimin i Haxhiut me Kurtin e minoritetet: Fotografia e një partie të papërgjegjshme

Vlora Çitaku, deputete e PDK, ka shkruar rreth takimit te mbajtur sot në Presidencë, të cilën e udhëhoqi u.d. e presidentit Albulena Haxhiu.

Çitaku ka kritikuar VV-në.

banner

“Fotografia e një partie politike të papërgjegjshme, nën dirigjimin e një individi, që i ka kapur institucionet, po e mban shtetin peng dhe po e përdor pushtetin për interesa politike, në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve të Kosovës.

Vendin e keni në Kuvend, aty ku duhet ta materializoni vullnetin e qytetarëve dhe ta konstituoni Kuvendin.

Ju presim sot, në orën 11:00, në Kuvend!” – ka shkruar ajo.

Ndërsa në një deklarim para media, ajo akuzoi VV-në për bllokim të institucioneve.

“Mungesa e vullnetit politik nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje e ka shkaktuar krizën institucionale dhe ciklet e pafundme të zgjedhjeve”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.