VITA publikon rezultatet e AUV-it: Konstatuan pastërtinë e qumështit; MINT-i thotë se “hetimet vazhdojnë”

Në një njoftim në Facebook, qumështorja “VITA” ka njoftuar se ka pranuar rezultatet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Sipas njoftimit, VITA ka theksuar se rezultatet tregojnë se qumështi VITA nuk përmban vaj palme dhe qumësht pluhur.

banner

“Pas 36 ditësh, Qumështorja Vita i merr zyrtarisht rezultatet e analizave nga AUV’i. Sipas këtyre analizave del që qumështi Vita është i pastër me 100% qumësht. Nuk ka as pluhur, e as vaj palme (vajra bimore)” – ka shkruar VITA.

Ndërsa tashmë MINT-i ka filluar heqjen nga tregu të produkteve që kanë vaj palme dhe qumësht pluhur. Ndërsa në lidhje me qumështoren VITA, MINT-i ka vlerësuar se hetimet po vazhdojnë.

“Ndërkohë, për produktet e kompanisë “Abrazen – Vita”, procesi i inspektimit ende është në zhvillim” – thuhet në njoftimin e MINT-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.