Vushtrria i jep “shkollë” Kosovës: Krejt kandidatët pijnë kafe bashkë para fushatës

Në prag të nisjes së zyrtare të fushatës zgjedhore, kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati për një mandat të ri, Ferat Idrizi, u takua mëngjesin e sotëm me kundërkandidatët e tij në një kafe miqësore.

Idrizi ka publikuar një fotografi, duke thënë se fushata që po fillon do të jetë e mbushur me aktivitete, por theksoi se prioritet mbetet përcjellja e mesazhit të qytetarisë dhe zhvillimi i një gare të ndershme.

banner

Na ndajnë vetëm edhe pak orë nga nisja e fushatës. Këtë mëngjes në Vushtrri u takuam miqësisht me kundërkandidatët për kafe. Na pret një muaj plot aktivitete, por për ne mbetet detyrë e parë të përcjellim mesazhin e qytetarisë dhe të bëjmë një fushatë të ndershme. Vushtrria është mbi çdo garë”, ka deklaruar ai.

Në fotografi janë parë kandidatët e, PDK-së, LDK-së, Nismës e AAK-së, ndërsa ka munguar kandidat i VV-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.