Xhemajl Rexha: Gazetarët në Kosovë vazhdojnë të jenë target i sulmeve

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka vlerësuar angazhimin e gazetarëve në vend.

Ai ka theksuar se roli i gazetarëve mbetet thelbësor dhe i pazëvendësueshëm për zhvillimin demokratik.

banner

Në një deklaratë për Klan Kosova, Rexha u shpreh se gazetarët në Kosovë vazhdojnë të bëjnë një punë me rëndësi të madhe, ndonëse ende përballen me sulme, presione dhe fushata denigruese nga burime të ndryshme.

“Kudo në botë ky 3 Maj shërben si reflektim për të vënë në pah punën e rëndësishme dhe të pazëvendësueshme për zhvillimin e secilës demokraci, të gazetarëve dhe të mediave. Në nivelin lokal në Kosovë, gazetarët vazhdojnë të bëjnë punë të madhe shumë të rëndësishme, por fatkeqësisht vazhdojnë të jenë target i sulmeve që vinë nga shumë palë nga shumë anë dhe më së shumti nga Qeveria e Kosovës nga partia më e madhe politike në vend. Edhe këtë vit ka pasur fushata të ndryshme kundër gazetarëve të shprehura në forma të ndryshme dhe natyrisht në hapësirën online përmes komenteve ofenduese dhe fyese”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.